![]() |
Hena eshte i vetmi satelit qe rretullohet rreth Tokes |
Diametri: 3476 km
Masa: 7.35e22 kg
Largesia rretullimit: 363,104 km (0.002 4 AU)
Gjysem Aksi: 384,399 km (0.002 57 AU)
Sjellje e pakontrolluar: 0.054 9
Koha e rretullimit: 27.321 582 d (27 d 7 h 43.1 min)
Peridhua: 29.530 588 d (29 d 12 h 44.0 min)
Shpejtesia e rretullimit: 1.022 km/s
E quajtur Luna nga Romaket, Selene dhe Artemis nga Greket , dhe shume emra te ndryshem sipas kulturave te popujve te ndryshem.
Disa mekanizma jane propozuar për formimin e Henes rreth 30–50 million vjet pas orgjines te Sistemit Diellor,
duke pasur nje vecori dhe sjell ne baze ngadalesimin e Tokes dhe ciklin me kryesor, i cili eshte graviteti. Hena arrin te mbaje shtratin e oqeaneve tona ne menyre perfekte duke perdorur gravitetin e saj.Hipotezat qe reflektojne sot shkencen jane se Sistemi Toke-Hene eshte formuar nga perplasja me Token e nje (te themi Meteori ose pjes Shkembi ) i cili ishte , me madhesine e planetit Mars , dhe pjeset e mbetura pas perplasjes se ketij objekti me Token, arriten te formojne Henen.
Perplasje gjigande mendohet te kene ndodhur ne formimin e Sistemit Diellor. Sipas simulimeve kompjuterike del ne teori qe Hena eshte krijuar nga keto perplasje pra dhe jo si nje rrjedhoje e mbetjeve ne formimin e Sistemit Diellor. Nje energji e pa imagjinueshme eshte formuar pas perplasjes se Tokes dhe nje pjese te Meteorit duke bere qe nje pjese e Tokes te kthehet ne llave te lengshme , dhe duke dale jashte Tokes prej fuqise se perplasjes, sjell ne jete Henen e cila si dhe vete Toka jane te formuara prej perplasjeve dhe llaves se lengshme duke ardhur dhe duke u bere te ngurta . Hena eshte objekti i dyte ne qiell qe shkelqen pas Diellit . Koha nepermjet Henave te njepasnjeshme eshte 29.5 Dite (709 ore), pak e ndryshme nga periudha e rrotullimit ndaj Yjeve per shkak se Toka leviz ne nje distance te konsiderueshme me orbiten e saje rreth Diellit .
Per shkak te madhesise dhe perberjes Hena nga njehere eshte klasifikuar si nje planet tokesor se bashku me Marsin, Token, Venusin dhe Merkurin. Hena ne fillim u vizitua nga Ruset me anijen e tyre Luna 2 ne 1959. Hena eshte i vetmi trup (Planetor) i vizituar nga njerezit. Ulja e pare ne Hene u be ne vitin 20 Korrik 1969. Ne veren e vitit 1994 Henes iu be nje harte dhe nje explorim me i zgjeruar nga Sateliti Clementine, dhe serish ne vitin 1999 nga Sateliti Lunar Prospector Forca gravitacionale mes te Tokes dhe Henes shkakton disa efekte interesante. Efekti me i qarte eshte Batica ne oqeanet tona.
Terheqja e gravitetit eshte me e forte ne anen e aferme midis Tokes ne Henes dhe me e dobet ne anen e kundert. Nga kendveshtrimi yne ne siperfaqen e Tokes shohim dy burime te vogla, nje ne drejtimin e Henes dhe nje ne krahun e kundert. Efekti i Henes eshte shume me i forte ne Oqeanet se sa ne koren e ngurte te Tokes, dhe shkaku qe Toka rrotullohet shume me shpejt se sa Hena rrotullohet rreth Tokes ben qe Hena te rrotullohet nje here ne dite rreth Tokes duke krijuar baticen 2 here ne 1 rrotullim te saj rreth Tokes. Baticat jane me te theksuara ne brigjet e Oqeaneve dhe Deteve tona duke na dhene mundesi ti kuptojme ne momentin e batices.
Kjo do te thote se forca ne mes te Tokes dhe Henes nuk eshte pikerisht pergjate vijes ne mes te qendrave te tyre te formuara ne nje menyre rrotulluese ne Toke dhe nje force pershpejtimini ne Hene.Kjo shkakton nje nje trasformim te engjergjise ne rrotullimin rreth tyre duke ngadalesuar rrotullimin e Tokes ne 1.5 Miliseconda per Shekulldhe rrit orbiten e Henes me Token ne 3.5 centimetra ne vit. Menyra e e Gravitetit dhe vendodhjes se Henes eshte pergjegjes per rrotullimin e saj rreth Tokes,dmth Hena eshte e bllokuar ne fazen e rrotullimit dhe ben qe Hena te nxjerre te njejten pjese ballore te sajen kur del perballe me Token.
No comments:
Post a Comment