Pages

Tuesday, August 9, 2016

Marsi

Marsi eshte planeti i 4 nga Dielli dhe i 7 per madhesi.
Planeti Mars.
Distanca/Orbita rreth Diellit: 227,943,824 km.
Distanca me e afert me diellin: 206,655,215 km.
Distanca me e larget me diellin: 249,232,432 km.
Distanca e Marsit nga Toka eshte:33.9 milion milje,ose 54.6 milione km
Rrezja Mesatare: 3,389.5 km.
Perimetri Mesatar: 21,344 km.
Volumi: 163,115,609,799 km3.
Graviteti i Siperfaqes: 3.71 m/s2
Rrotullimi rreth vetes:24.6 ore ose 0,26% me e gjate se ne Toke
Rrotullimi rreth diellit:686 dite tokesore
Temperatura;-87 grade C deri ne -5 grade C
Numri I Henave 2:Phobos dhe Deimos
Perberjet Atmosferike: Dioksid i karbonit 95,32%, Azot 2.7%, Argoni 1.6%, Oksigjen 0.13%, Monoksid i karbonit 0.07%, Avujt e ujit 0.03%, Oksid nitrik 0,013%.
Karekteristikat e planetit:

Marsi ka 2 Hena ose sic quhen ndryshe Satelite te vegjel, qe rrotullohen rreth tij
Marsi eshte planeti i 4 nga Dielli dhe i 7 per madhesi.Marsi ka nje atmosfere shume te holle.Vezhgimet e bera planetit per vite me radhe,treguan se Marsi ka nje perberje te hershme te akullit ne te dyja polet,ata jane te dukshme me teleskope te vogel.
Anija e pare qe vizitoi Marsin ishte Mariner 4 ne vitin 1965. Disa te tjere pasuan duke perfshire Mars 2, e cila ishte anija e pare, qe u ul ne Mars , plus dhe dy Landers Viking ne 1976.Fundi i nje pritje 20 vjecare erdhi kur , Mars Pathfinder zbriti me sukses ne Mars me 4 korrik 1997. Ne 2004 ekspedita ne Mars e "Spirit" (shpirti) dhe "Opportunity" (Mundesia) zbarkuan ne Mars dhe derguan mbrapa pjese guri dhe substanca gjeologjike dhe shume fotografi. Ato jane ende ne veprim pas me shume se tre vjet ne Mars. Ne 2008, Phoenix zbarkoi ne fushat e veriut per te kerkuar per uje.
Jane edhe 3 anije tjera qe po operojne ne kerkime rreth planetit te kuq (Mars Reconnaissance Orbiter, Mars Odyssey, dhe Mars Express).Marsieshte i dukshem dhe pa ndihmen e teleskopit pasi shkelqen dhe ka nje ndricim te dukshem , duke perdour nje teleskop sado amator, mund te kesh nje pamje te Marsit sado qe ky i fundit eshte objekt teper i veshtire per t'u pikasur.Ne mars ndodhet mali me i larte ne sistemin diellor,ai eshte ''Olympus Mons'' dhe eshte 25 km i larte dhe i gjere 500 km2.


Pjesa me e madhe e siperfaqes se Marsit eshte shume e vjeter dhe me kretore(rrezultat i perplasjeve te asteroideve), por ka edhe shume vende te reja si , kreshtat, kodrat dhe fushat. (Asnje nga keto nuk eshte e dukshme me hollesi duke perdorur nje teleskop. Gjithe ky informacion vjen nga anijet qe jane derguar ne Mars.)

Hemisfera jugore e Marsit eshte kryesisht marole dhe shume e lashte me kretore qe kane nje ngjashmeri me ato ne Hene.
Ne te kundert, shumica e hemisferes veriore perbehet nga fushat te cilat jane shume te reja, me te ulura ne lartesi dhe kane nje histori shume me komplekse. Nje ndryshim i papritur prej disa kilometra duket te ndodhe ne kufi. Arsyet per kete ndarje ne dy pjese globale jane te panjohura . Anija Mars Global Surveyor ka prodhuar nje harte te bukur ne 3D nga Marsi, qe tregon qarte keto karakteristika.

Pjesa e brendeshme e Marsit eshte njohur vetem nga konkluzionet dhe te dhenat ne lidhje me siperfaqen dhe statistikat . Skenari me i mundshem eshte baza e dendur rreth 1700 km ne rreze, nje pjese te shkrire shkembore disi me te dendur se ato te Tokes, dhe nje kore te holle. Te dhenat nga Anija Mars Global Surveyor tregon se korja e marsit "eshte rreth 80 km e trashe ne hemisferen jugore, por vetem rreth 35 km ne ate veriore . dendesi relativisht te ultet te Marsi "ne krahasim me planetet e tjera tokesore tregon se Thelbi - Berthama permban ndoshta nje pjese relativisht te madhe te squfurit perveç hekurit. Si Merkuri dhe Hena, Marsi nuk ka pllaka tetonike aktive te momentit., dhe nuk ka prova te fundit per levizjen horizontale te siperfaqes ,sic jane malet e palosur ne menyre te zakonshme ne Toke. Nuk ka deshmi aktuale te aktivitetit vullkanik ne Mars , megjithate deshmite nga Anija Mars Global Surveyor ka shume mundesi te kete pasur aktivitet tektonik dhe vullkanik ne te kaluaren.

Ka deshmi shume te qarte te erozionit ne shume vende ne Mars, duke perfshire sistemet e permbytjeve te medha dhe te vogla te lumit. Ne disa kohe ne te kaluaren ka pasur ne menyre te qarte nje lloj lengu ne siperfaqe. Nuk mund te kene qene liqene te medha, prova per te eshte forcuar nga disa imazhe shume te mira te terrenit te ngaAnija Mars Global Surveyor dhe rezultatet [b]mineralology nga Mer Opportunity. Megjithate, imazhe nga [b]Anija Mars Express i leshuar ne fillim te 2005 tregojne qe duket te jete nje det i ngrire, dhe ka qene i lengshem dikur (ndoshta 5.000.000 vjet me pare). Ne kohen e hershme Marsi ishte me shume si Toka, qe dioksidi i karbonit eshte elementi kryesor per formimin e shkembinjve karbonik. Duke pasur mungesen e Pllakave Tetonike Marsi nuk eshte ne gjendje te coje dioksidin e karbonit ne atmosfere dhe te krijoje nje te tille si ajo e Tokes. Siperfaqja e Marsit eshte shume me e ftohte se sa ajo e Tokes per shkak te distances me te larget me Diellin kundrejt asajt distance qe ka Toka.


No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates