Kjo foto me ngjyra e mjegullnajës së Heliksit (NGC 7293) u krijua nga imazhet e përftuara nga përdorimi i (WFI) Fotografuesit me Fushë të Gjerë, një kamera astronomike e montuar tek teleskopi 2.2 metra i shoqatës Max Plank/ESO në Observatorin La Silla në Kili. Pjesa e ndritshme me ngjyrë blu në jeshile në qendër të mjegullnajës së Heliksit vjen nga atomet e oksigjenit, të cilat shkëlqejnë për shkak të rrezatimit shumë intensiv ultraviolet të yllit në qendër me një temperaturë prej 120 000 gradë Celcius si dhe nga gazi i nxehtë. Më larg nga ylli dhe përtej unazës, mbizotëron ngjyra e kuqe e hidrogjenit dhe azotit. Një vështrtim i kujdesshëm i pjesës qendrore të këtij objekti tregon jo vetëm retë e mjegullnajës por edhe shumë galaktika të largëta të para ndërmjet reve të holla të gazit.
Kjo pamje u krijua nga imazhet e marra me filtrat blu, jeshil dhe të kuq dhe koha e ekspozimit ishte 12 minuta, 9 minuta dhe 7 minuta respektivisht.
Tags:ESO,Mjegullnaja Helix.
No comments:
Post a Comment