Kjo panoramë mbresëlënëse tregon platformën e vëzhgimit të ESO-s Teleskopin Shumë të Madh (VLT) në Cerro Paranal, në Kili. E marrë herët në mëngjes, me Hënën akoma lart në qiell. Natyra e qetë dhe paqësore është në kontrast me aktivitetin e furishëm që zhvillohet tek observatorët. Të 4 njësitë e Teleskopëve të VLT-së janë akoma në punë duke shënjestruar objekte qiellorë të ndryshëm, duke ndihmuar astronomët në pyetjet e tyre të përditshme për të kuptuar misteret e universit. Një dritë lazeri është shkrepur nga Teleskopi i 4-rt Njësi, Yepun, për të ndihmuar sistemin e optikës së adaptueshme të teleskopit, në kundërshtimin e efektit turbullues të atmosferës, dhe duke mundësuar marrjen e fotografive shumë të qarta. Ndërkohë, tre nga 4 teleskopët ndihmës me diametër 1.8 metra po punojnë së bashku në mënyrën interferometrike për të përftuar një pame edhe më të detajuar të një objekti tjetër kozmik.
Një model i panoramës në tipin QuickTime VR është gjithashtu në dispozicion në këtë link.
Të drejtat:
ESO/H.H. Heyer
Perditesimi per here te fundit 27 shtator,2016.
Tags:ESO-Observatori Jugor Eurpoian,Teleskopi Shumë i Madh (VLT).
No comments:
Post a Comment