Pages

Wednesday, August 10, 2016

Planeti Saturn

Planeti Saturn-Mbreti i Unazave

Saturni eshte planeti i 6-te nga Dielli dhe i 2-te nga madhesia.
Ne mitologjine romake, Saturni eshte Zoti i bujqesise. Zoti i lidhur grek, Cronus, ishte i biri i Uranit dhe Gaias dhe babai i Zeusit (Jupiteri).








Planeti Saturn
Distanca/Orbita rreth Diellit: 1,426,666,422 km.
Distanca me e afert me diellin: 1,349,823,615 km
Distanca me e larget me diellin: 1,503,509,229 km
Distanca nga toka:1,440,000,000 ose 9.6 AU
Rrezja Mesatare: 58,232 km
Perimetri Mesatar: 365,882.4 km
Graviteti i Siperfaqes: 10.4 m/s2
Shpejtesia e Ikjes: 129,924 km/h.
Periudha rrotulluese rreth vetes :10.6 ore te Tokes
Periudha rrotulluese rreth Diellit :29.4 vite te Tokes
Temperatura minimale/maksimale ne Siperfaqe: -178 °C.
Perberjet Atmosferike: Hidrogjen 75%, Helium 25%
Karekteristika te planetit:
Saturni eshte planeti i 6-te nga Dielli dhe i 2-te nga madhesia.

Ashtu si planetet e tjera Saturni ka nje fushe magnetike teper te rendesishme.
Saturni ndryshe nga planetet e tjere te gazte ka unaza te dukshme dhe nga Toka me ane te teleskopeve amator.Keto unaza jane me te medha se te planeteve te gazte te tjere.Saturni ka qene i njohur, qe nga koha prehistorike. Galileo ishte i pari , qe pa ate me nje teleskop ne 1610. Ai vuri ne dukje pamjen e tij rastesisht, por Galileo ishte i hutuar nga ky objekt.Unazat e Saturnit jane jashtezakonisht te holla, edhe pse ato jane 250.000 km ose me shume ne diameter te gjera , ato jane me pak se nje kilometer te trasha. Pavaresisht nga pamja e tyre mbreselenese, ne qofte se unazat do ishin te ngjeshura ne nje trup te vetem, do te ishin jo me shume se 100 km.
Grimcat tek Unazat jane te perbere kryesisht prej akullit te ujit,pluhur kozmik,por ato mund te perfshijne gjithashtu edhe grimca shkembore me ngjyrat e akullit.Saturni u vizitua per here te pare nga Pioneer NASA-s 11 ne 1979 dhe me vone nga Voyager 2. Cassini eshte nje projekti i perbashket i NASA's dhe ESA's ,sonda mberriti ne saturn ne vitin 2004 dhe qe nga atehere orbiton rreth planetit duke na pamje dhe informacione te vlefshme per planetin dhe henat e tij.Saturni ka 62 hena te njohura deri me tani.


UNAZAT E SATURNIT
Unazat e Saturnit janë sistemi i unazave planetare më i gjerë nga te gjithe planete e tjere në Sistemin Diellor. Ato përbëhen nga grimca të vogla të panumërta, që variojnë në madhësi nga mikrometra deri në metra, në orbitë konstante rreth Saturnit. Grimcat e unazave janë të përbëra pothuajse tërësisht prej akullit të ujit, me një komponent të materialit shkëmbor. Ende nuk ka ndonjë konsensus për mekanizmin e formimit të tyre; disa karakteristika të unazave sugjerojnë një origjinë relativisht të kohëve të fundit (ne shkallen kozmike), por modelet teorike tregojnë se ata kanë gjasa të jenë formuar herët në historinë e Sistemit Diellor.
Emri - Unaza D
Distanca nga qendra e Saturnit - 66,900 km – 74,510 km
Gjeresia - 7500 km
Emeruar sipas - Xhovani Kasini
Emri - Unaza C
Distanca nga qendra e Saturnit - 74,658 km – 92,000 km
Gjeresia - 17,500 km
Emeruar sipas - Xhovani Kasini
Emri - Unaza B
Distanca nga qendra e Saturnit - 92,000 km – 117,580 km
Gjeresia - 25,500 km
Emeruar sipas - Xhovani Kasini
Emri - Unaza A
Distanca nga qendra e Saturnit - 122,170 km – 136,775 km
Gjeresia - 14,600 km
Emeruar sipas - Eduard Roshe
Emri - Unaza F
Distanca nga qendra e Saturnit -140,180 km
Gjeresia - 30 km - 500 km
Emri - Unaza G
Distanca nga qendra e Saturnit - 166,000 km – 175,000 km
Gjeresia - 9,000 km
Emri - Unazat Janus/Epimeteus
Distanca nga qendra e Saturnit - 149,000 km – 154,000 km
Gjeresia - 5,000 km
Emeruar sipas - Janus edhe Epimeteus
Emri - Unaza Harku i Metones
Distanca nga qendra e Saturnit - 194,230 km
Emeruar sipas - Metone
Emri - Unaza Harku i Anteut
Distanca nga qendra e Saturnit -197,665 km
Emeruar sipas - Anteu
Emri - Unaza Palene
Distanca nga qendra e Saturnit - 211,000 km – 213,500 km
Gjeresia - 2500
Emeruar sipas - Palene
Emri - Unaza E
Distanca nga qendra e Saturnit - 180,000 km – 480,000 km
Gjeresia - 300,000 km

Emri - Unaza Fibi
Distanca nga qendra e Saturnit ~4,000,000 – >13,000,000 km
Emeruar sipas - Fibit
Pamja e Unazave te Saturnit.



No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates