Pages

Sunday, August 28, 2016

Përbërja kimike e Hënes & struktura

Sa i përket përbërjes kimike së truallit të Hënës, është konstatuar se aty gjendet pluhur jo edhe në masë shumë të madhe, i cili për nga pamja është pak a shumë i ngjashëm me çimenton. Gjithashtu elementet që gjenden në këtë trup janë pak a shumë të ngjashme me ato që gjenden tek ne edhe pse jo në sasi dhe përhapje të njejtë, si: Si, Al, Fe, Ca, Mg, Ti, Zr, Cr, Pb, K, Na etj… 
 Hëna përbëhet nga tri shtresa: Korja, Mbështjellësi dhe Bërthama. Kjo strukturë supozohet të ketë lindur qysh para 4.4 miliardë viteve, kur është bërë kristalizimi i magmës hapësirore.
Struktura e Hënës
Përbërja e Korës së Hënës përket pak a shumë me përbërjen e magmës, 41% Oksigjen, 21% Silic, 13% Hekur, 8% Kalcium, 7% Alumin dhe 6% Magnez. Bazuar në teknikën gjeofizike, trashësia e kësaj shtrese është diku 50 km.
Mbështjellësi përbëhet nga: disa minerale, Hekuri (më shumë se në Tokë), Titaniumi etj… Trashësia e tij është rreth 500km.
Edhe pse Hëna ka densitet 3 346.4 kg/m³ (sateliti i dytë për nga densiteti në sistemin diellor), bërthama e saj është shumë e vogël me rreze më të vogël se 350 km dhe përfshin vetëm 20% të gjthë trupit , për dallim nga bërthamat e trupave të tjerë në të cilat është e përqendruar masa kryesore. Edhe pse përbërja e saj nuk është mirë e studiuar besohet të ketë Hekur dhe sasi te Sulfurit & Nikelit.
Megjithkëtë, ajo që i bëri më së shumti kurreshtarë shkenctarët ishte fakti se a ka, apo jo ujë në Hënë. Pas studimeve të bëra ata erdhën në përfundim se në këtë trup qiellor natyralisht nuk ka ujë, por edhe nëse rastësisht do të gjindej ndonjë sasi e vogël kjo është si pasojë e goditjeve të vazhdueshme që i bëhen Hënës nga kometet dhe meteorët, të cilët padyshim do të linin ndonjë sasi uji në sipërfaqe por që Dielli do ta zbërthente atë në molekulat përbërëse Hidrogjen dhe Oksigjen, të cilat për shkak të forcës së dobët gravitacionale do të zhdukeshin në hapësirë. E vetmja pjesë në të cilën ekziston mundësija të ketë sado pak ujë për po të njëjtat arsye është, pjesa ploare e cila asnjëhere nuk kthehet nga Dielli. Sasia e saktë e mundshme e ujit nuk dihet ende!

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates