Pages

Sunday, August 28, 2016

OSIRIS REx



(OSIRIS REx) eshte nje sonde kozmike planifikuar te leshohet per te studiuar nje asteroid dhe kthimin e mostrave ne toke marre nga siperfaqja e asteoridit planifikuar nga NASA. Nisja eshte planifikuar te ndodhi me 8 shtator, 2016. Misioni eshte per te studiuar asteroidin e quajtur 101955 Bennu, nje asteroid me perberje qymyrguri dhe ne vitin 2023 monstrat e marra nga ky asteroid do te dergohen ne toke nga nje kapsule ne sonde per analiza te hollesishme. Material i kthyer pritet t’u mundesoje shkencetareve te mesojne me shume ne lidhje me formimin dhe zhvillimin e Sistemit Diellor, fazat fillestare te formimit te planeteve, dhe burimin e komponimeve organike te cilat çuan ne formimin e jetes ne Toke.Nese misioni eshte i sukseshem, OSIRIS- Rex do te jete anija e pare amerikane qe merr mostra nga nje asteroid.

Pas udhetimit per rreth dy vjet , anija do te jete gati per takimin me asteroidin Bennu 101955 ne vitin 2018 dhe te filloje 505 ditet e hartografimit te siperfaqe ne nje distance prej rreth 5 km (3.1 mi) nga siperfaqja e asteroidit. Rezultatet e ketij hartimi do te perdoren nga ekipi i shkencetareve per te zgjedhur vendin nga e cila do te merret mostra per studim. Pastaj nje qasje e ngushtë (pa ulje) do te tentohet qe te lejoje zgjatjen e nje krahu robotik per te mbledhur mostra (peraferisht 2 kg material qe do merret nga asteroidi)

Nje asteroid u zgjodh si objektiv i studimit per shkak se nje asteroid eshte nje “kapsule kohe ‘nga lindja e sistemit tone diellor. Ne veçanti, Bennu 101955 u zgjodh per shkak te disponueshmerise se materialit te pacenuar te qymyrgurit, nje element kyç ne molekulat organike te nevojshme per jeten, si dhe perfaqesues i materias nga para formimit te Tokes. Molekulat organike, te tilla si aminoacidet, jane gjetur me pare ne meteora dhe mostra te kometave, duke treguar se disa perberesit e nevojshme per jeten mund te sintetizohet natyrshem ne hapësiren e jashtme.

Pas mbledhjes se materialit (nga 60 gram ne 2 kilogram) ne korrik te vitit 2020, mostra do te kthehet ne Toke ne nje kapsulë . Udhetimi i kthimit ne Toke do te jete me i shkurter, qe te testohet ne shtator te vitit 2023. Kapsula do te transportohet ne Qendren e Hapesinore Johnson te NASA’s per perpunim ne nje strukture kerkimore.

Kostoja e misionit do te jete rreth 800 milion $ USD,pa perfshirjen e rraketes qe do e leshoj, e cila kushton rreth 183.500.000 $.

Data e leshimit:8 Shtator,2016 nga Kepi Caneveral,Florida-SHBA

Kohezgjatja e misionit planifikuar te zgjase per 7 vjet.

Operator:NASA

Website:asteroidmission.org

Per me shume:http://solarsystem.nasa.gov/

Referencat:NASA

Vizitoni:https://astroalbastronomy.wordpress.com/2016/08/28/sonda-kozmike-osiris-rex/

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates