Sipërfaqja e aferdites ishte subjekt i spekulimeve derisa disa prej sekreteve të tij u zbuluan nga shkenca planetare në shekullin e 20. Ai është skicuar përfundimisht në mënyrë të detajuar nga Projekti Magellan më 1990-91. Sipërfaqja tregon dëshmi të një vullkanizimi të gjerë, dhe squfuri në atmosferë mund të tregojë se ka pasur disa shpërthime kohët e fundit. Rreth 80% e sipërfaqes Venusiane është e mbuluar nga një sipërfaqe e sheshtë e lëmuar ose fusha vullkanike, të përbëra nga 70% fusha me kreshta të rrudhura dhe 10% të ulta ose fusha të sheshta. Dy "kontinentet" malore përbëjnë pjesën tjetër të hapësirës së tij, një shtrihet në hemisferën veriore të planetit dhe tjera vetëm pak në jug të ekuatorit. Kontinenti verior quhet Ishtar Terra, sipas Ishtar, perëndeshës së dashurisë babilonase, dhe është afërsisht sa madhësia e Australisë. Mali Maxwell , është mali më i lartë në Venus, shtrihet në Ishtar Terra. Maja e tij është 11km e lartë nga lartësia mesatare e sipërfaqes. Kontinenti jugor është quajtur Afrodite (Afërditë) Terra, sipas perëndeshës greke e dashurisë, dhe është më e madhja e të dy rajoneve malore afërsisht sa madhësia e Amerikës së Jugut. Një masiv malor i thyer përfaqëson deformimin më të madh të sipërfaqes në këtë zonë. Mungesa e provave të rrjedhjes së lavës që shoqëron çdo Kaldera (kaldera quhet gropa e kraterit që formohet nga shembja e vullkanit)të dukshme mbetet një enigmë. Planeti ka pak kratere të formuara nga goditjet metoerike , duke na demonstruar një sipërfaqe relativisht të re, rreth 300-600 milion vjeçare. Përveç kratereve të impakteve, maleve dhe luginave, që gjenden në të gjitha planetet shkëmbore, Venusi ka disa sipërfaqe me karakteristika unike. Ndër to janë malet vullkanikë me majë të sheshtë të quajtur "Farra", në formë keku të stërmadh në madhësi 20–50km të gjerë dhe nga 100 deri në 1.000 m të larta. Sistemet radiale (në forma të rrumbullakëta) të copëzuara si yje të frakturuara quhen "Novae". Karakteristika relievi me dy radiale të copëzuara që ngjajnë me rrjetat e merimangave, të njohura si "arachnoids" dhe "coronae", unaza rrethore të frakturuara ndonjëherë rrethuar nga sedimente nga erozioni i sipërfaqes. Këto karakteristika kanë origjinë vullkanike. Shumica e karakteristikave të sipërfaqes Venusiane janë emëruar sipas grave historike dhe mitologjike. Përjashtimet janë Malet Maxwell, të quajtura sipas James Clerk Maxwell, dhe rajonet malore Alpha Regio, Beta Regio dhe Ovda Regio, që ishin emëruar para se të sistemi aktual të ishte miratuar nga IAU(Unioni Astronomik Ndërkombëtar), organi që mbikqyr nomenklaturën planetare. Gjatësia gjeografike e karakteristikave fizike në aferdit është e shprehur në lidhje me meridianin fillestar (0°). Meridiani fillestar fillimisht kalonte në qendër të ovales Eva, që ndodhet në jug të Alpha Regio. Pas përfundimit të misioneve Venera, meridiani fillestar u ridefinua për të kaluar nëpër kulmin qëndror në kraterit Ariadne.
Madhësia e Mërkurrit, afërditës, Tokës dhe Hënës, Marsit dhe Ceresit (planetit xhuxh) më djathtas. Kjo mund të mos jetë madhësia ekzakte sepse disku i dukshëm i Venusit është më i madh se diametri real për shkak të atmosferës.
No comments:
Post a Comment